TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shtator 2025, 14:05

Çmenden babë e bir në Tiranë, sulmojnë efektivët e Policisë

Shkruar nga Pamfleti
Çmenden babë e bir në Tiranë, sulmojnë efektivët
Foto Ilustruese

Një incident i rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 41-vjeçar dhe djali i tij i mitur kanë goditur për shkak të detyrës punonjës të Policisë së Shtetit.

Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë arrestuar shtetasin G. K., 41 vjeç, ndërsa ndaj djalit të tij të mitur është nisur procedim penal në gjendje të lirë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrës nga efektivët e policisë, të cilët janë përballur me dhunë fizike nga babai dhe djali, në një rrethanë që ende nuk është e qartë.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila pritet të ndjekë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij sulmi ndaj forcave të rendit.

Lini një Përgjigje