TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shtator 2025, 11:36

Tufa me para në kuti dhe sirtarë, dalin pamjet nga operacioni i goditjes së firmave piramidale online

Shkruar nga Pamfleti
Tufa me para në kuti dhe sirtarë, dalin pamjet nga operacioni i
Paratë e sekuestruara

Janë zbuluar pamjet e operacionit Xuex të Policisë së Fierit të shtrirë në 5 qytete, që goditi firmat piramidale online, përmes të cilave mashtroheshin qytetarët për të investuar shuma parash.

Gjatë aksionit u arrestuan 6 persona dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim. Ata janë agjentët në terren për të rekrutuar qytetarët. Ndërsa organizatorët janë në proces hetimi ende.

Shuma të konsiderueshme parash, në Euro dhe Lekë, janë sekuestruar nga policia. Po kështu janë sekuestruar edhe telefona, kompjutera e shumë sende të tjera.

Nga operacioni i zhvilluar në Fier, Lushnje dhe Divjakë janë arrestuar 6 persona në këtë qark, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në një lokal në zonën e Lushnjes është zbuluar një bazë ku vepronte grupi i mashtruesve online.

Të arrestuarit janë:
Arbër Çela 38 vjeç nga Lushnja
Emanuel Taullau 21 vjeç nga Lushnja
⁠Flavio Mukaj 23 vjeç nga Lushnja
⁠Marius Kodra 28 vjeç nga Tirana
Brunilda Todi 38 vjeçe nga Divjaka
Brunilda Ndini 38 vjeçe nga Divjaka

Në kërkim:
E.Sh. 35 vjeç
A.Sh. 35 vjeç

Kujtojmë se lajmin e firmave piramidale online "Pamfleti" e ka denoncuar që prej muajt korrik, por atëherë institucionet shqiptare ishin në gjumë, teksa rrjeti kriminal zhvillonte i qetë skemat më brutale të mashtrimit financiar në Europën Lindore.

XUEX, TXEX dhe të tjera platforma-fantazmë po grabisin miliona euro përmes mashtrimeve të stilit piramidal, duke përdorur kriptovaluta si fasadë dhe shqiptarët si viktima të drejtpërdrejta.

 

skemat piramidale online

Lini një Përgjigje