Një sasi lënde plasëse është vendosur në lagjen numër 1 të qytetit të Durrësit, pranë hotel “Pameba”, që sipas policisë është në pronësi të vallait të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.
Gazetari Sokol Bregu thotë se është një kërcënim për Vangjush Dakon që të largohet nga çdo lidhje politike.
"Duket që është një arsye për një rivalitet të fortë brenda strukturave të së majtës në Durrës.
Të mos kujtojmë se Dako mund të jetë larguar nga politika. Në underground, ai është një njeri që vazhdon të ketë lidhje të fortë politike dhe vijon t’i japë ndihmë të jashtëzakonshme PS me njohjet e tij, me lëvizjet e tij në të gjitha format.
E marr si kërcenim për t’u larguar nga çdo lidhje politike, sesa e marr si mesazh kërcënimi për ndonjë aktivitet kriminal. ", tha ai.
Duhet theksuar se hoteli është jashtë funksionit. Ai mësohet se është blerë disa vite më parë nga Vangjush Dako, por qëndon prej kohësh jashtë funksionit. Më pas ai e kaloi në emër të të vëllait, por njihet si hoteli i tij.
Hetimet janë në zhvillim, ndërsa policia ka nisur verifikimet për të zbuluar autorët dhe motivet e kësaj ngjarjeje.
Kujtojmë se ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji që lidhet me Vangjush Dakon, pak muaj më parë një tjetër çantë e dyshimtë u vendos poshtë pallatit ku ai banon, ngjarje që gjithashtu mbeti pa autorë të identifikuar.
Lini një Përgjigje