
Ish-godina e Tatimeve në qytetin e Librazhdit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Flakët kanë përfshirë disa zyra, ndërsa kjo godinë dyshohet se shërbente për ruajtjen e dokumenteve të tatimeve për Librazhdin. Ende nuk dihet se çfarë dokumentesh janë djegur dhe as shkaku i rënies së zjarrit.
Kjo ndërtesë ka shërbyer për drejtorinë e Tatimeve, por më pas ajo u transferua në Prefekturën e Elbasanit.