Kronike10 Mars 2023, 08:08

Aksidenti tragjik te mbikalimi TEG-ut, del fotoja e 20-vjeçarit që humbi jetën; i fiksuar pas shpejtësisë dhe makinave të luksit

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti tragjik te mbikalimi TEG-ut, del fotoja e 20-vjeçarit që

20-vjeçari Klevis Ruçaj humbi jetën në aksidentin tragjik ditën e djeshme bashkë me dy vajzat që kishte pasagjere në mjetin tip ‘Audi’ që po drejtonte’. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën ka qenë duke lëvizur 20-vjeçari, çka ka bërë që të humbë kontrollin dhe të makina të ‘fluturojë’ nga mbikalimi i TEG dhe përfundoi poshtë në autostradë mbi një tjetër makinë. Duket se 20-vjeçari ka qenë i apasionuar pas shpejtësisë, pasi shpesh postonte video në rrjetin e tij social TikTok duke lëvizur me makina luksi e me shpejtësi deri në 270 km/h.

Klevis Ruçaj kishte pak më shumë se 1 vit që kishte marrë patentën. Ai është ndëshkuar 5 herë nga policia rrugore.

1. Për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator

2. Nuk zbatoi sinjalistikën 7 tetor 2022

3. Gjobitur për shpejtësi më 15 nëntor 2022

4. Kapur me celular në drejtimin e mjetit më 9 dhjetor 2022

5. Pa siguracion dhe nuk zbatoi sinjalistikën më 27 janar 2022

Aksidenti u regjistrua ditën e djeshme rreth orës 17:40 minuta. Mjeti tip Audi me targa “AB008 MJ” po udhëtonte me shpejtësi mbi limitet e lejuara në nga zona e Shkozës në drejtim të rreth rrotullimit TEG. Drejtuesit i mjetit ‘Audi’ 20 vjeçari, Klevis Ruçaj, në tentativë për të hyrë në rreth rrotullim ka humbur drejtimin, duke goditur barrierën e anësore dhe tejkaluar tej për tej, për të përfunduar në nënkalim. ‘Audi’ fluturoi për disa metra në ajër dhe goditi bordurën që ndanë dy karrexhetat me senset të aksit Tiranë-Elbasan. Nga forca e goditjes, mjeti doli në krahun tjetër dhe përplasi  mjetin “Honda” të familjes Kurti.

Në mjetin “Audi” pasagjerja përpara ka ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit, ndërsa vajza tjetër fillimisht është vlerësuar me shenja jete, por nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit Audi, Klevis Ruçaj 20 vjeç, vdiq disa orë më vonë në spital.

Nga krahu tjetër, familja Kurti, e cila po i drejtohej Elbasanit, me drejtues , Qemal Kurti 60 vjeçe, dhe dy pasagjerët Alda Kurti dhe O.Kurti,  përfunduan në spital me lëndime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti tragjik te mbikalimi TEG-ut, del fotoja e 20-vjeçarit që

aksidenti tragjik te mbikalimi teg-ut klevis ruçaj