Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Shënavlashit në Durrës, ku një banesë ka marrë flakë dhe për pasojë ka humbur jetën një 42-vjeçare.
Nga informacionet paraprake dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndi elektrike, ndërsa 42-vjeçarja dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë.
Forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.
“Durrës/Informacion paraprak/ Rreth orës 14:00, Policia e Durrësit është njoftuar se në një banesë në fshatin Shënavlash ka rënë zjarr, i dyshuar si pasojë e një shkëndije elektrike.
Për pasojë, dyshohet se nga asfiksia ka humbur jetën shtetasja K. M., 42 vjeçe. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, njofton policia.
Lini një Përgjigje