TAGS-AT E JAVËS

Showbiz13 Korrik 2026, 14:43

Arritje historike për Bleonën, artistja shqiptare merr një rol në 'zemër' të Grammy Awards

Shkruar nga Pamfleti
Arritje historike për Bleonën, artistja shqiptare merr një rol
Arritje historike për Bleonën, artistja shqiptare merr një rol në 'zemër' të Grammy Awards

Bleona Qereti ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e saj ndërkombëtare, duke u pranuar si anëtare votuese e Recording Academy, organizata që qëndron pas çmimeve prestigjioze Grammy Awards.

Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e cilësoi këtë arritje si një nga momentet më të veçanta të rrugëtimit të saj artistik.

Anëtarësimi në Recording Academy i jep Bleonës të drejtën për të marrë pjesë në procesin e votimit që ndikon në përzgjedhjen e nominimeve dhe fituesve të çmimeve Grammy.

Për artisten shqiptare, ky vlerësim merr një kuptim të veçantë, pasi ajo e ka ndërtuar karrierën e saj ndërkombëtare si artiste e pavarur, duke sfiduar rrugët tradicionale të industrisë muzikore.

Në reagimin e saj, Bleona kujtoi fillimet nga Shqipëria dhe rrugën e gjatë drejt skenave ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e këmbënguljes, punës dhe mbështetjes së fansave.

“Ky nuk është vetëm një moment historik për mua, por për çdo artist të pavarur që ndjek një ëndërr kundër të gjitha gjasave”, u shpreh ajo.

Këngëtarja falënderoi Recording Academy për këtë vlerësim, duke u shprehur krenare që tashmë është pjesë e komunitetit të profesionistëve që kontribuojnë në vlerësimin dhe zhvillimin e muzikës në nivel global.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by B L E O N A (@bleona)

bleona qereti grammy juri

Lini një Përgjigje