TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Gusht 2024, 09:59

Morën peng ish të dashurin e vajzës dhe e dhunuan, arrestohet babai dhe dy bashkëpunëtorët në Tiranë; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti

Morën peng ish të dashurin e vajzës dhe e dhunuan, arrestohet

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë, ku tre persona kanë marrë peng dhe kanë dhunuar një djalë 22-vjeçar.

Në pranga kanë rënë Arjan e Agim Çullhaj dhe Erind Kullolli.

Mësohet babai dhe dy persona të tjerë mësohet se kanë marrë peng ish-të dashurin e vajzës.

Babai dhe dy bashkëpunëtorët e kanë marrë në mjet 22-vjeçarin nga një lokal dhe e kanë dërguar në Shëngjergj ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Ata janë arrestuar të tre dhe do të hetohen për për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim.

Efektivët e Komisariatit numër 1, pas ngjarjes, kanë arrestuar autorët.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. Ç., 41 vjeç, A. Ç., 38 vjeç, dhe E. K., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë forcërisht në automjet, një 22-vjeçar, dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij, për motive të dobëta”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje