TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Gusht 2025, 10:13

Ndihmonte emigrantët të kalonin ilegalisht kufirin, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër; merrte 600 euro për person

Shkruar nga Pamfleti

Ndihmonte emigrantët të kalonin ilegalisht kufirin, arrestohet

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme.

Në pranga ka rënë Stiven Muça, i cili u kap duke transportuar 5 shtetas nga vendet e treta, kundrejt pagesës.

Nga hetimet dyshohet se i riu i ndihmonte emigrantë që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor, duke i transportuar nga kufiri jeshil me Greqinë në drejtim të Malit të Zi, kundrejt pagesës 600 euro për person.

"Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Itinerari”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. M., 28 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor, duke i transportuar nga kufiri jeshil me Greqinë në drejtim të Malit të Zi, kundrejt pagesës 600 euro për person.

Gjatë operacionit, ky shtetas po transportonte 5 shtetas nga vendet e treta", njofton policia.

kalim ilegal ne kufi klandestinet

Lini një Përgjigje