TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Tetor 2025, 11:42

Qarkullonin me armë dhe drogë në makinë, arrestohen 2 persona në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Qarkullonin me armë dhe drogë në makinë, arrestohen 2

Dy persona që besohet se janë pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së drogës në Shkodër, janë kapur gjatë një aksioni ditën e sotme.

Të dyshuarit lëviznin me makinë, ku pas kontrollit të kryer bazuar tek informacionet e siguruara në rrugë operative, u gjetën edhe lëndë narkotike kanabis sativa dhe thikë, që u sekuestruan së bashku me mjetin si prova materiale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë operative, kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit A. Sh. dhe S. F. Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se ata e posedonin me qëllim shitjen në doza, dhe një mjet prerës (thikë).

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë A. Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Dragoç, dhe S. F., 39 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme, për veprat penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”", njofton policia.

Lini një Përgjigje