Kronike 8 Dhjetor 2023, 19:37

Nga oficer i Forcave Speciale, në “baron droge”, kush është Gëzim Çela që u arrestua sot në Kosovë?

Shkruar nga Pamfleti
Nga oficer i Forcave Speciale, në “baron droge”, kush
Gëzim Çela dhe vila e tij e kontrolluar në aksionin e SPAK

Gëzim Çela, përpara se të implikohej në trafikun e drogës, ka qenë oficer i Forcave Speciale të Policisë...

Policia e Kosovës ka arrestuar sot Gëzim Çelën, një person i shumë kërkuar për trafik droge. Emri i tij doli te operacioni i SPAK, zhvilluar në tetor në Fushë Kuqe.

SPAK lëshoi disa urdhër arreste ndërsa mes të arrestuarve rezultonte edhe shefi i komisariatit të Laçit, Dritan Metaj. Ndërsa në kërkim u shpallën Gëzim Çela, banues në Fushë Kuqe; Arben Dalipaj, banues në Vlorë dhe Roland Guza, banues në Durrës. Ndërkohë është publikuar dhe fotoja e Gëzim Çelës, i cili ka ndryshuar shumë krahasuar me foton që ka pasur policia.

Nga oficer i Forcave Speciale, në “baron droge”, kush
Gezim Çela

Por kush është Gëzim Çela?

Ai dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për trafik droge. Pikërisht aty, policia i gjeti 18 kilogramë kokainë kohë më parë. Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drejt Europës Perëndimore, duke përdorur edhe territorin e Shqipërisë.

Në pikën kufitare të Morinit në Kukës u arrestua shtetasi, Erald Hysolli, me 7 kilogramë kokainë. Ai ishte korrier droge, që furnizohej në Prishtinë. Po në të njëjtën kohë, në kryeqytetin e Kosovës u arrestuan në flagrancë 3 persona, si u sekuestruan 50 kilogramë kokainë dhe heroinë. Kurse, gjatë kontrollit në vilën e Çelës në Fushë Kuqe të Kurbinit u gjetën përpos 18 kilogramë kokainë, edhe 150 kilogramë kanabis sativa. Forcat policore sekuestruan po ashtu 9 armë, 3 snajpera, granata dhe makina të blinduara. Çela u lirua nga gjykata shqiptare me argumentit se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas ai u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”. Kur policia ka rrethuar shtëpinë e Çelës në Mamurras ai nuk ishte aty.

Kur droga mbërrinte në Shqipëri, ajo dërgohej në vilën e Gëzim Çelës në Fushë Kuqe, nga ku shpërndahej për në vendet perëndimore. Çela e kishte shndërruar vilën e familjes në laborator për përzierjen e drogës. Çela u shpall në kërkim si kreu i këtij rrjeti të trafikut të drogës. Për të, ekziston një dënim nga gjykata italiane me 11 vjet burgim, si dhe 150 mijë euro gjobë, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gëzim Çela, përpara se të kthehej në trafikant droge e të ishte kryetari i një bande të trafikut të kokainës, ka qenë oficer i Forcave Speciale të Policisë. Këtë post e ka mbajtur përpara vitit 1997.