Kronike 8 Dhjetor 2023, 17:03

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një 59-vjeçar mbërrin i plagosur në spital

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një

Një 59-vjeçar është transportuar në spitalin e Shkodrës pasi është plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Guci. Dyshohet se 59-vjeçari është plagosur në këmbë nga një plumb qorr.

Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

“Rreth orës 16:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. Z., 59 vjeç, banues në fshatin Guci, Shkodër, I cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

shkodër plagosje