TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Maj 2026, 16:52

Ngjarja në Durrës, ky është shoferi që përplasi për vdekje dy të miturit; momenti kur shkakton aksidentin tragjik (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarja në Durrës, ky është shoferi që përplasi

Përplasja rezultoi fatale për dy prej të miturve, ndërsa fëmija i tretë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar...

Dy fëmijë të mitur kanë humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në Durrës. Ngjarja u regjistrua në zonën e Kënetës, rreth orës 14:20 në lagjen nr. 15, ku një automjet përplasi tre fëmijë, të moshës rreth 10 vjeç.

Përplasja rezultoi fatale për dy prej të miturve, ndërsa fëmija i tretë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Ndërkohë personi në foto është Nikoll Radaci, drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë. 

Ngjarja në Durrës, ky është shoferi që përplasi
Nikoll Radaci

57-vjeçari ndodhet në komisariat, ndërkohë që raportohet se ka rezultuar në gjendje të dehur. Ai ka qenë me shpejtësi kur mjeti i ka devijuar dhe ka kaluar në trotuar ku luanin tre fëmijët duke i marrë përpara.  
 
Pas ngjarjes, shoferi është larguar nga vendi i aksidentit, duke braktisur automjetin, por është arrestuar nga policia pak minuta më vonë. 


Banorët e lagjes kanë reaguar të tronditur pas aksidentit tragjik ku tre fëmijë rreth 10 vjeç u përplasën nga një automjet, duke lënë dy prej tyre të vdekur dhe një tjetër në gjendje të rëndë. Ata e cilësojnë ngjarjen si një tragjedi të rëndë dhe shprehen të tronditur për atë që ndodhi në zonën e tyre, duke bërë apel për më shumë kontrolle nga Policia dhe kujdes më të madh nga drejtuesit e mjeteve. 

“Jemi pa fjalë. Të ta shtypin fëmijën para shtëpisë, është tragjike. Ka një problem këtu, ecin shpejtë shoferët, ecin shpejtë shoferët, por Policia duhet të bëjë më tepër kontrolle në këtë rrugë. Asnjëherë nuk vjen Policia këtu, edhe është njoftuar nga ana jonë. Ky është problemi”, tha ai një i moshuar, banor i lagjes. 

Një tjetër banor e përshkroi momentin e përplasjes si jashtëzakonisht të rëndë, duke theksuar shpejtësinë e mjeteve në këtë segment rrugor.

“Ngjarje më të rëndë s’kemi parë. Unë isha ulur në kafe. Fëmijët ishin ulur, imagjino nga goma atje, i ka çuar, i ka plasur atje. Situatë më të keqe s’kemi parë. Veç kam parë kur ka kërcit, që i ka marrë zvarrë. Shoferët ecin shumë shpejtë në këtë rrugë. Disa janë edhe të lagjes, pa patenta, por ecin kokërr plumbi”, u shpreh ai.

Një banore e zonës tregoi se dy nga fëmijët e aksidentuar ishin të afërm mes tyre, teksa shton se të pranishëm ishin 4 fëmijë, ky i fundit i shpëtoi aksidentit.  Mësohet se njëri prej të miturve, arriti të shpëtojë pasi në momentin e përplasjes u fsheh pas një biçiklete.

“Si të tërbuar ecin njerëzit këtu në rrugë. Po bëhet rruga këtu gjak dynjaja përditë e përnatë. Njëri është komshi këtu, tjetri komshi këtu. Të lagjes i kemi, i kemi rritur, ju dhemb mishi, të vegjël. Dy ishin çun halle, çun daje. Këtë këtu jo, e kemi komshi thjeshtë. Njëri është në Tiranë, 2 kanë vdekur, i katërti ka shpëtuar thonë. Të vihet rregull”, tha ajo.

aksident tragjik durrës

2 Komente

  1. R
    R

    Dhe keto surrate i lirojne mbas tre muajsh.

    1. T
      Tony

      Mbaj mend kur digjeshin librat e ish Librari Flora. Vini ligjet e Kanunit te Lek Dukagjinit e pastroni nga gjykatat ato libra qe nuk vlejne me per popullin tone te pandreqshem.

      Lini një Përgjigje