Kronike 2 Nëntor 2023, 07:13

Ngjarje e rëndë në Itali, 40-vjeçari shqiptar plagos bashkatdhetarin

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje e rëndë në Itali, 40-vjeçari shqiptar plagos

Një konflikt i nisur për motive të dobëta ka përfunduar në plagosje me thikë në Itali. Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi i nguli thikën në shpatull fqinjit të tij po ashtu me origjinë shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, midis zonave Tor di Miele dhe Stufa Pigna Castello, ku dy 40-vjeçarët jetojnë bashkë me familjet e tyre.

Mësohet se dy shqiptarët kanë patur një debat të ashpër, pasi njëri prej tyre po digjte disa gjethe dhe drurë në tokën pranë shtëpisë së tij, duke bërë që tymi të “pushtonte” edhe shtëpinë e tjetrit.

Ky i fundit i ka kërkuar bashkatdhetarit të tij të shuante zjarrin, dhe në këtë moment ka nisur sherri i cili nga fjalët përfundoi në plagosjen me thikë të njërit nga 40-vjetarët.

Sipas mediave italiane, të cilave shqiptarja.com u referohet, njëri nga 40-vjeçarët nxori në mes të debatit thikën dhe plagosi fqinjin nën shpatull.

Kanë qenë familjarët e të plagosurit, të cilët kanë bërë menjëherë kërkesën për ndihmë dhe pak më vonë në zonë kanë mbërritur ambulanca dhe policia.

Autori i plagosjes u arrestua menjëherë, ndërsa thika e gjakosur u gjet dhe u sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale.

I plagosuri ndodhet në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.