Kronike28 Mars 2023, 12:48

Ngriti bazë armësh në Tiranë, Prokuroria kërkon 3 vite burg për Fatjon Muratin

Shkruar nga Pamfleti
Ngriti bazë armësh në Tiranë, Prokuroria kërkon 3 vite

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 12 vite burg për Kristjan Gjinin dhe 3 vite burg për Fatjon Muratin, të cilët kishin ngritur një bazë armatimesh në Tiranë në korrik të vitit të kaluar. Kristjan Gjini ka pranuar se ka ngritur bazën e armëve.

Ndërkohë që ndaj Fatjon Muratit rëndon akuza vetëm për armëmbajtje pa leje, pasi këtij të fundit ju gjet gjurma në kutinë e një pistolete të sekuestruar më 13 korrik, ditën kur u zbulua edhe baza e armatimeve në Tiranë, që i përkiste Kristjan Gjinit. Por, Fatjon Murati është në arrati, pasi ka thyer masën ‘arrest shtëpie’.

Murati rezulton të ketë ikur nga Shqipëria, ditën që ndaj lokalit të tij në Don Bosko në Tiranë është qëlluar me breshëri plumbash. Ai rezulton të ketë ikur nga vendi fillimisht përmes pikës kufitare të Morinit në Prishtinë e më pas në drejtim të Turqisë. Por, kjo nuk ishte hera e parë që Fatjon Murati ka kaluar kufirin në “arrest shtëpie”. Rezulton se të enjten e 19 janarit ai ka qenë në Kosovë dhe pasaporta i është vulosur në dalje dhe në hyrje.

fatjon murati