TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Gusht 2025, 17:45

Operacioni i SPAK ndaj trafikut të kokainës nga Amerika Latine, zbardhen emrat e 16 anëtarëve të grupit kriminal

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i SPAK ndaj trafikut të kokainës nga Amerika Latine,

SPAK ka goditur sërish organizatën kriminal të Franc Çopjas në Elbasan, në lidhje me trafikun ndërkombëtar të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës.

Ky grup kriminal, me bazë në Elbasan, ka trafikuar në Evropë 28 ton kokainë në 2 episode të ndryshme, nga të cilat 17 ton u sekuestruan.

Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, lëshoi 16 urdhër-arreste në total pas operacionit në qytetet Elbasan, Lushnje, Durrës, Tiranë. Nga 16 masa sigurie, 14 masa janë “arrest në burg” dhe 2 “detyrim paraqitje”.

Masat e sigurisë janë zbatuar për 10 persona, ndërsa 6 të tjerë janë në kërkim.

Në Shqipëri janë arrestuar 7 persona: Ervis Çela dhe vëllati i tij Ardian Çela, Petrit Lakatos, Renato Mullai, Gëzim Çela, Mariglen Kamami dhe Elidon Çela. Ndërsa në Belgjikë është arrestuar Franc Çopja. Kurse me masën detyrim paraqitje në vendin tonë janë Denis Daja dhe Kujtim Gjyla.

Anëtarët e grupit kriminal janë:

Riza Çela

Ardian Çela

Albin Çela

Elvis Çela (Vëllezër)

Franc Çopja i arrestuar në Belgjikë

Petrit Sulejmani alias Lakatos

Mariglen Kamami

Denis Daja

Kujtim Gjyla

Renato Musaka

Vilson Pepa

Dition Pepa detyrim paraqitje

Miklovan Mullai

Gert Çerma

Lini një Përgjigje