Kronike17 Maj 2024, 20:13

Operacioni i SPAK shtrihet jashtë vendit, ndalohet në Itali dhëndri i Arben Ndokës; një tjetër i arrestuar në Spanjë

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i SPAK shtrihet jashtë vendit, ndalohet në Itali

Ditën e sotme Policia, FNSH dhe RENEA kanë nisur aksion në disa qytete të vendit që në orët e para të mëngjesit me qëllim kapjen e kokave të krimit në vend.

Mega operacioni i nisur sot nga SPAK është shtrirë edhe jashtë vendit. Prokuroria e Posaçme ka lëshuar afro 50 urdhër-arreste për personazhet më të rëndësishëm të botës së krimit në vend. Një pjesë janë arrestuar një pjesë në kërkim, teksa është bashkëpunuar dhe me autoritetet spanjolle dhe ato në Itali.  

Mësohet se është arrestuar në Spanjë Denis Meta, ndërsa Arjan Tuku është kapur në Itali.

Arian Tuku, 36 vjeç nga Lezha, ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën. Gjithashtu 36-vjeçari ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Durim Bamit.

Po sipas SPAK, në 2020 ai ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg kanabis sativa të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze.

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezulton se shtetasi Arian TUKU, djali i Zef dhe Veranikës, i datëlindjes 02.02.1988 në Lezhë, më datë 01.12.2020 ka tentuar të vrasë shtetasin Aleks NDREKA. Gjithashtu ky shtetas ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Durim BAMI. Më datë 03.11.2020, ai ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg kanabis sativa të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze. Veprat e mësipërme janë kryer prej tij në një formë të veçantë bashkëpunimi, atë të një grupi të strukturuar kriminal”, njofton SPAK.

Arian Tuku është dhëndri i Arben Ndokës, ish-deputetit të PS-së, i cili po ashtu është në kërkim pasi ndaj tij SPAK ka lëshuar urdhër-arrest. 

Ditën e sotme Policia, FNSH dhe RENEA kanë nisur aksion në disa qytete të vendit që në orët e para të mëngjesit me qëllim kapjen e kokave të krimit në vend.

Aksioni ka si qëllim zbardhjen e ngjarje të vjetra kriminale që kanë tronditur mbarë opinionin publik vitet e fundit, ku protagonistë janë klani Duka, Avdylajt dhe Endrit Dokle që dyshohen si organizator dhe si persona që kanë dijeni për fatin e biznesmenit të lojrave të fatit.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej Gushtit të 2022-it, ndërsa Prokuroria e Posaçme ka zbardhur një sërë ekzekutimesh të kryera nga dy klanet rivale.

Operacionet e sotme nga FNSH dhe RENEA po zhvillohen në Tiranë, Vlorë, Lezhë dhe Krujë, ndërsa po ushtrohen kontrolle edhe në banesa.

Hetimet nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve Sky që këta persona përdornin me njëri-tjetrin.

Në shënjestrën e SPAK janë vënë persona të njohur të krimit në vend si Valter dhe Durim Bami, dy vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, Fatmir Hyseni alias Docja, dy vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj në Shijak dhe kushëririn e tyre Aldo Avdylaj. Të gjithë këta emra krejt të ndryshëm nga njëri tjetri, i bashkon vetëm diçka: armiku i përbashkët, Ervis Martinaj.

Fatmir Hyseni alias Docja është në kërkim për dy atentate ndaj Inez Hajrulla dhe Santiago Malkos. Mes listës së urdhër arresteve është edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, i cili është shpallur në kërkim.

Ndërkohë paraprakisht janë zbardhur ngjarjet:  Një ekzekutim i një personazhi të rëndësishëm i botës së krimit në fillim të vitit 2021 në qytetin e Shkodrës; Një vrasje në Shkodër dhe një tentativë vrasjeje ku u përfol emri i Elion Hatos. Është zbardhur po ashtu vrasja në 2021-in në zonën e Astirit e Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit; Atentati ndaj Can Karriqit; Zhdukja e disa eksponentëve të krimit; Atentati ndaj Ylli Brahimit, po ashtu ekzekutimi i Brilant Martinajt; Disa atentate dhe në Durrës, ngjarje ku përfshihen Plaurent Dervishaj dhe Endrit Dokle, dy personazhe të njohur të bandës së Durrësit; Janë zbardhur dhe përplasjet mes grupeve kriminale të Niklës dhe Shijakut. Të përfshirë janë grupi i Avdylajve, ku veçohet emri i Astrit Avdylajt. /Pamfleti