TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Shtator 2025, 12:14

Pacienti humbi jetën në spital, nis procedimi penal ndaj mjekut

Shkruar nga Pamfleti

Pacienti humbi jetën në spital, nis procedimi penal ndaj mjekut

Ndaj një mjeku në Librazhd ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë pas kallëzimit të bërë në polici nga e afërmja e një pacienti, që mësohet se ka humbur jetën në spital në 31 gusht 2025.

Denoncimi në polici është bërë nga mbesa e shtetasit A.I., 69 vjeç, e cila pretendon se ka neglizhuar trajtimin mjekësor të dajës së saj, i cili humbi jetën në spital më datë 31 gusht.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin A. I., 69 vjeç, mjek në spitalin e Librazhdit, pasi ka kallëzuar një 42-vjeçare, me pretendimin se ky mjek ka neglizhuar trajtimin mjekësor të dajës së saj, shtetasit M. D., 52 vjeç, më datë 27.08.2025, i cili ka humbur jetën në spital, më datë 31.08.2025”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje