TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Shtator 2025, 11:32

Në kërkim nga Italia për trafik droge, kush është 25-vjeçari nga Shijaku që u arrestua në Durrës

Shkruar nga Pamfleti
Në kërkim nga Italia për trafik droge, kush është
Pamje nga arrestimi

25-vjeçari Rando Murataj është arrestuar nga policia në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafikim të lëndëve narkotike. I riu pritet të ekstradohet drejt shtetit fqinj.

“U kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi R. M., 25 vjeç, banues në Shijak.       Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Breshias, Itali, me vendimin e datës 31.01.2025, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve", njofton policia.

Rando Murataj ishte shpallur në kërkim nga blutë e Durrësit edhe më 9 maj, pasi së bashku me një tjetër, kërcënuan me armë zjarri një 50-vjeçar. Ngjarja ndodhi më 8 maj në lagjen nr.13 të qytetit, ku 25-vjeçari, ka qëlluar me armë zjarri në tokë, si shenjë kërcënimi ndaj 50-vjeçarit.

Lini një Përgjigje