TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Mars 2026, 10:29

Përdhunoi një grua, shpallet në kërkim 52-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Përdhunoi një grua, shpallet në kërkim 52-vjeçari
Policia në Lezhë

Një 52-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase, pa dëshirën e saj. Ngjarja ka ndodhur në Lezhë, ndërsa i shpalluri në kërkim identifikohet si P.M.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin P. M., 52 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase, pa dëshirën e saj.

Punohet për kapjen e 52-vjeçarit”, njoftoi Policia.  

 

Lini një Përgjigje