Kronike 2 Nëntor 2023, 15:57

Përfitoi 28 mln euro me anë të mashtrimit, 61-vjeçari gjerman pritet të ekstradohet në Korenë e Jugut

Shkruar nga Pamfleti

Përfitoi 28 mln euro me anë të mashtrimit, 61-vjeçari

Stephan Morgenstern, një shtetas gjerman i cili u arrestua në gusht 2023 në Tiranë, pritet që të ekstradohet në Korenë e Jugut, atje ku është dënuar me burgim të përjetshëm.

Seanca gjyqësore për të do të mbahet më 6 nëntor, ku pritet që të jepet konfirmimi për ekstradimin e tij.

61-vjeçari dhe bashkëpunëtorët e tij kanë sekuestruar asete dhe llogari bankare të vlerësuara në 123 milionë euro, që tashmë hetuesit thonë se nuk është as një e treta e të ardhurave nga krimet e tyre.

Interpoli dhe prokuroritë përkatëse nga pesë vende që punojnë së bashku, kanë kërkuar bashkërisht nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe ditët e fundit që të ngrijnë asetet e tij në Dubai, ndërkohë që është ende në kërkim bashëkpunëtori i tij Roman Ziemian.

Sipas hetimeve, në janar të këtij viti, 61-vjeçari gjerman kishte blerë në Shqipëri edhe një vilë në periferi të Tiranës, të cilën e kishte hedhur në emër të bashkëshortes, çka duket se hedh dritë mbi transferta monetare të kryera prej tij në vendin tonë.

Arrestimi i të kërkuarit në Rinas nga njësia FAST, teksa Stephan Morgenstem po priste bashkëshorten që vinte nga Dubai në Tiranë u njoftua dje 21 gusht 2023.

I kërkuari ka hyrë në Shqipëri në maj të këtij viti nga Greqia me autobus, përmes pikës kufitare të Kakavijës. 61-vjeçari duket se i ka shpëtuar kontrolleve për shkak të fluksit, ndërkohë që mësohet se është i pajisur me pasaportë diplomatike nga shteti i Gambias.

Gjatë periudhës 27 mars 2016 – 7 nëntor 2020, ai dhe bashkëpunëtorët akuzohen se kanë mashtruar 2156 persona, me një dëm në vlerë monetare totale 40 703 930 904 KRË (monedha e Koresë së Jugut) ose rreth 28 000 000 euro.

Në dhjetor të vitit 2022 Stephan Morgenstem u arrestua në Greqi, teksa tentonte udhëtimin për në Dubai.

Autoritetet koreane, kanë vendosur ndaj 61-vjeçarit dhe bashkëpunëtorëve sekuestrimin e pasurive dhe llogarive bankare që përllogariten në 123 milionë euro.

perfitim 28 mln euro mashtrim ekstradim gjerman