TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shtator 2025, 14:37

E rëndë në Tiranë! 40-vjeçarja bie nga ballkoni, humb jetën në vend

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Tiranë! 40-vjeçarja bie nga ballkoni, humb

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i banesës së saj.

Sipas policisë, një grua rreth 40-vjeçe me inicialet A. S., ka rënë rreth orës 23:30 në rrugën “Feti Gjilani”, dhe ka humbur jetën në vend. Policia njoftoi se rënia e saj nga ballkoni ka qenë aksidentale.

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar më tej rrethanat e incidentit.

“Me datë 03.09.2025, rreth orës 23:30, në rrugën “Feti Gjilani” aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës së saj shtetasja A. S., 40 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Lini një Përgjigje