Kronike11 Prill 2023, 08:51

Përmbyset trajleri në aksin në Përrenjas -Librazhd, paralizohet qarkullimi i mjeteve

Shkruar nga Pamfleti

Përmbyset trajleri në aksin në Përrenjas -Librazhd,

Një trajler është përmbysur në orët e para të mëngjesit në fshatin Xhyrë në Librazhd.

Automjeti i tonazhit të rëndë është përfshirë në një aksident në rrugën kombëtare Përrenjas -Librazhd rreth orës 06:45.

Automjeti fillimisht gjatë ecjes është anuar në të majtë të drejtimit të lëvizjes dhe si rezultat i shpejtësisë është përmbysur në të gjithë gjerësinë e rrugës në vendin e quajtur “Ura e Xhyrës”.

Dëshmitarët të cilët ndodheshin në anë të rrugës kanë përjetuar momente tmerri pasi vendi ku ndodheshin shërben edhe si “stacion” për pasagjerë në këtë aks rrugor.

Fatmirësisht nuk ka pasur të dëmtuar pasi automjeti ndërsa po shkonte drejt tyre është devijuar pak majtas dhe përmbysur para syve të tyre në rrugë duke “paralizuar” qarkullimin.

Ndërkaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po hetohen shkaqet që sollën aksidentin.

librazhd aksident