Kronike10 Prill 2023, 18:56

Sekuestrohen 8 armë zjarri brenda një furgoni në Portin e Durrësit, arrestohet shoferi  

Shkruar nga Pamfleti

Sekuestrohen 8 armë zjarri brenda një furgoni në Portin e

Policia ka sekuestruar ditën e sot 8 armë zjarri ‘pistoletë’ brenda një furgoni me targa anlgeze në Portin e Durrësit.

Furgoni mësohet se është kapur gjatë kontrollit në vijën e dytë të terminalit të trageteve. Sipas të informacioneve paraprake furgoni me targa angleze po bëhej gati të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona.

Pra është kapur në tentativë për dalje nga territori shqiptar. Ndërkohë mësohet se Policia ka shoqëruar shoferin e furgonit i cili po merret në pyetje.

Në përditësim...

durrës armë zjarri port