
Është arrestuar shoferi i ‘Audit’ që përplasi për vdekje 23-vjeçarin me motor. Aksidenti i rëndë ndodhi dy ditë më parë në Vaqarr.
Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur. 23-vjeçari punonte shërbim delivery, për shpërndarjen e pjesëve të këmbimit në servis automjetesh.
"A.Sh., 53 vjeç, banues në fshatin Bulticë, Tiranë, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Audi”, në Vaqarr, ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. T., 23 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje