TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Korrik 2023, 10:10

Sekuestrohen 44 mijë euro në furgonin e linjës Vlorë-Itali, arrestohet 53-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Sekuestrohen 44 mijë euro në furgonin e linjës Vlorë-Itali,

Një 53-vjeçar është arrestuar në portin e Durrësit pasi tentoi të fuste në Shqipëri në mënyrë të fshehur 44 mijë euro.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Nuri Alushi.

Me qëllim shmangien e deklarimit në doganë, mësohet se 53-vjeçari i kishte fshehur paratë brenda automjetit tip furgon të linjës Vlorë-Itali që drejtonte. Gjatë kontrollit policia gjeti gjithashtu në pjesën e tapicerisë pesticide, medikamente mjekësore dhe pije. 

"Operacioni, falë inteligjencës policore se me një furgon po trasportohej një shumë e konsiderueshme eurosh, me qëllim shmangien e deklarimit në doganë. Tentoi të fuste në vendin tonë, 44 000 euro që i kishte fshehur në furgonin e tij, me qëllim mosdeklarimin konform ligjit, si dhe mallra të tjera (medikamente, pesticide dhe pije), arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, kanë intensifikuar kontrollet, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të finalizuara për parandalimin e futjes së sasive të konsideruehsme të parave të padeklaruara, që dyshohet se janë të përfituara nga veprimtraria kriminale. Bazuar në analizën e riskut dhe në inteligjencën policore, në bashkëpunim me autoritetet doganore, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Destinacioni”.

Në kuadër të operacionit, shërbimet e Policisë Kufitare kaluan në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjetin tip furgon të linjës Vlorë-Itali, që drejtohej nga shtetasi N. A. Gjatë kontrollit të ushtruar në furgon, në pjesën e tapicerisë, shërbimet e Policisë, duke përdorur metodat bashkëkohore të kontrollit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 44 000 euro, sasi e konsiderueshme pesticidesh, medikamente mjekësore dhe pije, të cilat shtetasi N. A. tentoi t’i kalonte pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi N. A., 53 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuar”. Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

vlore itali 44 mije euro

Lini një Përgjigje