TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Korrik 2025, 19:24

Përplasja "kokë më kokë" e dy makinave në aksin Prrenjas-Librazhd, policia jep detaje: Në gjendje të rëndë një 15-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti
Përplasja "kokë më kokë" e dy
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të enjte në aksin Prrenjas-Librazhd. Si pasojë e përplasjes 'kokë më kokë' të dy automjeteve, u plagosen katër persona të së njëjtës familje. 

Polcia bën me dije se 15-vjeçari i plagosur, është në gjenjde të rëndë dhe u transportuar për ndihmë mjekësore të specializuar në Spitalin e Traumës. 

“Në aksin rrugor “Librazhd-Qafë thanë”, automjeti me drejtues shtetasin R. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Ç. H..

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar, por jashtë rrezikut për jetën, shtetasi Ç.H., dhe 2 shtetas pasagjerë në automjetin e tij, si dhe po transportohet me ambulancë për në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore më të specializuar, një 15-vjeçar, pasagjer po në këtë automjet”, njofton policia. 

 

Lini një Përgjigje