Një aksident i rëndë automobilistik raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në aksin Prrenjas-Librazhd.
Bëhet me dije se si pasojë e aksidentit janë plagosur katër persona, të së njëjtës familje.
Mësohet se një prej tyre është në gjendje të rëndë.
Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin e rëndë, ndërkohë që grupi hetimor dhe forcat e policisë janë nisur për në vendngjarje për të kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe për të sqaruar dinamiken e aksidentit.
Lini një Përgjigje