Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Sarandë.
Një amerikane me banim në Sarandë është gjetur pajetë paraditen e sotme në banesën e saj. Viktima është identifikuar si Sharly Lynn Chaddick 63 vjeç.
Ajo prej pak vitesh kishte blerë shtëpi në Sarandë dhe jetonte atje.
Trupi i saj është transportuar në morgun e qytetit nga ku do të dërgohet në IML në Tiranë për ekspertizë.
Pak orë më parë në Sarandë, u raportua një tjetër ngjarje e rëndë, ku pas të shtënave me armë zjarri mbetën të plagosur dy të rinj.
Lini një Përgjigje