Kronike 2 Mars 2023, 08:56

Pjesë e një grupi kriminal në Spanjë, arrestohet 67 vjeçari në Fier

Shkruar nga Pamfleti
Pjesë e një grupi kriminal në Spanjë, arrestohet 67

Një 67-vjeçar, pjesë e grupit kriminal që merrej me kultivim kanabisi në Spanjë është arrestuar nga policia në Fier. Ai është identifikuar si Gjolekë Pazaj.

67-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle i kanë caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, "Kultivimi i bimëve narkotike", “Organizata kriminale", “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të parashikuara nga legjislacioni penal i Spanjës.

Nga hetimet e kryera në këtë shtet, ka rezultuar se 67-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, përshtatnin ambiente të mbyllura, në qytete të ndryshme të Spanjës, për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. Më 18 shkurt, Policia e Fierit, në kuadër të operacionit “Member”, vuri në pranga me qëllim ekstradimin, shtetasin Xh. A., pjesëtar i të njëjtin grup kriminal.

arrestim grupi kriminal në spanjë