TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Gusht 2025, 10:54

Pjesë e një grupi kriminal që trafikoi 160 kg kanabis drejt BE, ekstradohet nga Belgjika 41 vjeçari shqiptar me dy identitete

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e një grupi kriminal që trafikoi 160 kg kanabis drejt BE,

Një 41 vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Belgjika në Shqipëri, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga ka rënë Edson Jozwik alias Edson Pjetri, 41 vjeç, i cili kërkohej nga GJKKO për disa akuza të rënda: Trafikim i lëndëve narkotike, Pastrimi i parave dhe Grup i strukturuar kriminal.

Sipas hetimeve të SPAK, Pjetri dyshohet se gjatë periudhës qershor–nëntor 2020 ka qenë pjesë e një rrjeti që trafikonte rreth 160 kg kanabis nga Shqipëria drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme të datës 15 maj 2024, atij i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”. Pas ekstradimit, 41-vjeçari do të përballet me drejtësinë shqiptare.

"Vijon bashkëpunimi me homologët për finalizimin e ekstradimeve të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kapur jashtë vendit. Ekstradohet nga Belgjika, një shtetas i akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Brukselit, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizua ekstradimi nga Belgjika në Shqipëri, i shtetasit E. J. alias E. P., 41 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grup kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë periudhës qershor-nëntor 2020, ka trafikuar rreth 160 kg lëndë narkotike cannabis sativa, nga Shqipëria në Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian. Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve", njofton policia.

Lini një Përgjigje