TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Nëntor 2025, 16:16

Pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë, arrestohet shqiptari në Patra

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë, arrestohet

Një 36-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga në Patra të Greqisë. Ai akuzohet për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Ndaj tij rëndojnë akuzat kultivimit të fidanëve të kanabisit dhe shkeljes së ligjit për armët.

Përveç kësaj, policia ka identifikuar edhe një 37-vjeçar grek, i cili akuzohet për të njëjtat vepra penale.

Ata bastisën shtëpinë e një të afërmi të ngushtë të 37-vjeçarit, gjatë të cilit gjetën një sasi të madhe droge në një depo.

Policia gjeti dhe sekuestroi 20 pako me kanabis të papërpunuar me peshë 12 kilogramë e 846 gramë.

Po ashtu gjatë aksionit është arrestuar një 63-vjeçar,  profesionist i njohur nga Patra. Ai akuzohet për trafik droge, ndërsa policia po heton nëse dy rastet janë të lidhura.

Lini një Përgjigje