TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Nëntor 2025, 12:00

Përfundoi në spital pas reaksionit të medikamenteve, procedohen mjekja dhe infermierja

Shkruar nga Pamfleti

Përfundoi në spital pas reaksionit të medikamenteve, procedohen

Një grua 56-vjeçare është dërguar me urgjencë në spital pas një reaksioni ndaj medikamenteve.

Policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë për mjeken dhe infermieren pasi gjendja e pacientes është përkeqësuar. Mësohet se ato i injektuan medikamente në banesë.

Sipas policisë, janë proceduar konkretisht shtetaset me iniciale E. H., 46 vjeçe, me detyrë mjeke dhe A. T., 71 vjeçe, infermiere në pension.

Hetimet paraprake zbuluan se medikamentet i janë dhënë 56-vjeçares F. K. nga mjekja E. H., ndërsa injeksionet janë aplikuar në banesë nga infermierja A. T.

Pas reagimit të fortë ndaj mjekimit, gruaja është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Lini një Përgjigje