TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Nëntor 2025, 17:16

"E ndoqa pasi më spërkati me spraj"/ Publikohen pamjet kur shqiptari rreh për vdekje 58-vjeçarin grek (Video)

Shkruar nga Pamfleti

"E ndoqa pasi më spërkati me spraj"/ Publikohen pamjet kur

Prokuroria e Shkallës së Parë e Athinës ka nisur procedim penal ndaj 29-vjeçarit shqiptar, i cili dhunoi për vdekje një 58-vjeçar grek. Pas një sherri në rrugë, debati denigroi deri në fatalitet pasi shqiptari akuzohen për vrasje me dashje.

Media greke kanë bërë publike pamjet e kamerave të sigurisë edhe momentin fatal, kur shqiptari e ndjek me motor pasi sipas tij, viktima e kishte ofenduar dhe spërkatur me spraj më herët. Ai shihet me kaskë të bardhë, teksa zbret, i afrohet dhe e godet me breshëri grushtesh viktimën.

Ky i fundit qëndronte në sedilen e shoferit, i palëvizur pasi shqiptari nuk i jep asnjë shans, duke e goditur pa ndërprerë mbi 6 herë nga xhami i makinës, shkruajnë mediat greke.

"E ndoqa pasi më spërkati me spraj"/ Publikohen pamjet kur
Autori i ngjarjes

I dyshuari është person me precedentë, teksa u publikuan edhe fotot të tij, por jo identiteti. Sipas burimeve të prokurorisë, tre arrestimet e mëparshme të 29-vjeçarit kishin të bënin me kundërvajtje. Këto vepra penale nuk kërkojnë që i pandehuri të mbahet në paraburgim.

I dyshuari ka pranuar autorësinë pas arrestimit, por tha se nuk kishte qëllim vrasjen, duke shpjeguar dinamikën.

Në pranga ranë edhe babai i tij që u përpoq të fshihte provat, motoçikletën e të riut, si dhe dy shokët e 29-vjeçarit që e shoqëronin në momentin e dhunës fatale.

Shqiptari deklaroi se i kishte zënë rrugën dhe pas debatit të parë janë ndarë, por greku ka vijuar me ofendimet, e ka ndjekur dhe më pas spërkatur me spraj te palestra.

Sipas tij, kjo bëri që të humbte qetësinë, ta ndiqte me motor dhe më pas ta sulmonte fizikisht. Tërbimi i tij solli edhe fatalitetin.

Me njohuri profesionale të arteve marciale, fundi ishte tragjik. Ai ia goditi fort kokën në timon dhe e qëlloi me grushte për vdekje. Ngjarja u pa nga shumë dëshmitarë të pranishëm dhe u filmua nga kamerat e sigurisë.

Lini një Përgjigje