TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Korrik 2025, 12:34

Plagosi adoleshentin me thikë, arrestohet 25-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi adoleshentin me thikë, arrestohet 25-vjeçari

Një 18-vjeçar është plagosur me thikë në Bajram Curri, ngjarje e ndodhur ditën e shtunë, njoftoi Policia.

Kjo e fundit bëri të ditur se lidhur me ngjarjen ka arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin 25-vjeçar, S.D.

Ky i fundit akuzohet për plagosje të rëndë me dashje dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.  Ndërkohë, 18-vjeçari me iniciale D.H. ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në Bajram Curri, ku u plagos me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. H.,  specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan autorin e dyshuar shtetasin S. D., 25 vjeç, banues në fshatin Koçanaj, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. 

Nga hetimet ka rezultuar se në  orët e para të datës 19.07.2025, në qytetin e Bajram Currit, shtetasi S. D., është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D. H., 18 vjeç, banues në Bajram Curri dhe dyshohet se e ka goditur atë me mjet prerës thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

18-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Kukës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.

Lini një Përgjigje