TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Gusht 2024, 08:01

Plagosja e modeles në mes të restorantit në Tiranë, shpallet në kërkim Antolena Berisha dhe motra e saj (Pamjet e rënda)

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarja është regjistruar të martën e 6 gushtit teksa modelja Klea Prenga ishte duke konsumuar darkë, ku një person i dërguar nga motrat Berishaj e ka dhunuar barbarisht në një lokal në Tiranë.

Plagosja e modeles në mes të restorantit në Tiranë, shpallet
Mariela Berisha dhe Antonela Berisha

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një restorant në kryeqytet.

Një modele e quajtur Klea Prenga ka akuzuar në rrjetet sociale Antonela Berishën dhe motrën e saj se janë përgjegjëse për dhunimin brutal të saj teksa ka qenë duke konsumuar darkën në një restorant.

Teksa ka publikuar pamje tejet të rënda në rrjetet sociale ajo shprehet se sulmi është kryer nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha.

Plagosja e modeles në mes të restorantit në Tiranë, shpallet

E reja ka pësuar plagë dhe të çara në fytyrë, ndërsa ka theksuar se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese.

Antonela Berisha njihet për pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP” dhe paraqitje të tjera në televizion.

“Sulmi u krye nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha. As ato dhe askush tjetër nuk mund ta shkatërrojë fytyrën dhe imazhin tim.Më vjen keq për to, sepse e tyrja është e shkatërruar me kohë.Nga anët tona as hasmi nuk goditet duke ngrënë. Po të ishe aq gangstere sa të duket vetja, do më kishe ardhur përballë.Sa për mesazhin kërcënues që ke dërguar pasi ke kryer sulmin. Mua nuk ma prishin dot imazhin fundërrina si ju qe ju njeh e gjithë Shqipëria.Ti nuk ke familje vajzë e dashur që të të hyet në mes. Ti del e tregon përralla nëpër media për jetën tënde.

Femra xheloze si puna juaj meritojnë të izolohen në një spital mendor, sepse as sulmet e juaja të dhunshme nuk do të mundin të më shkatërrojnë mua apo jetën time,” shkroi ajo në Instagram përkrah pamjeve të rënda që tregojnë plagët e marra. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Klea Prenga (@kleaprenga_)

Pas kësaj ngjarje të rëndë, motrat Berisha janë shpallur në kërkim.

Mbi të dy vajzat rëndon vepra penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal.

Këty dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe.', njofton policia.

mariela berisha dhe antonela berisha shpallet në kërkim

Lini një Përgjigje