TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Dhjetor 2025, 09:42

Plagosja e të miturve në Shkodër, arrestohen dy persona dhe procedohen 5 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti
Plagosja e të miturve në Shkodër, arrestohen dy persona dhe
Pamje nga ngjarja

Dy persona janë arrestuar pas sherrit të dhunshëm para derës së gjimnazit në Shkodër, ndërsa 5 të mitur janë vënë në hetim.

Policia sqaron se të arrestuarit janë Klevin Thepi dhe Doronesto Kulla. Si pasojë e sherrit janë plagosur 2 të mitur 17-vjeçarë. 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit Klevin Thepi, Doronesto Kulla, dhe filluan procedimin penal për pesë shtetas të mitur (4 prej tyre 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar).

Këta shtetas, në rrugë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe si pasojë, kanë pësuar dëmtime të lehta dy shtetas të mitur 17-vjeçarë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e mitur 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale", njofton policia.

Lini një Përgjigje