TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Dhjetor 2025, 07:40

Aksident i rëndë në Pogradec, plagosen dy persona

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Pogradec, plagosen dy persona
Pamje ilustruese

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në hyrje të qytetit të Pogradecit. Mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur.

Bëhet me dije se një 34-vjeçar humbi kontrollin e automjetit tip "Volkswagen" dhe për pasojë u përplas me murin anësor të tunelit. Ndërsa personat e plagosur u dërguan në spital për mjekim.

“Më datë 12.12.2025, rreth orës 22:35, në tunelin në hyrje të qytetit të Pogradecit, shtetasi A. Z., 34 vjeç, banues në Memëlisht, duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen" dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga, ku është përplasur me murin anësor të tunelit.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi, shtetasi A. Z., dhe shtetasi E. T., 35 vjeç, banues në Memëlisht, pasagjer në mjet, të cilët u dërguan në spitalin e Pogradecit, për të marrë ndihmën mjekësore”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje