TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Dhjetor 2025, 09:26

Plagosja në Berat, del emri kush është 37-vjeçari që u qëllua me armë zjarri; i riu kyç gojën në polici

Shkruar nga Pamfleti
Plagosja në Berat, del emri kush është 37-vjeçari që
Plagosja në Berat, del emri kush është 37-vjeçari që u qëllua me armë zjarri

37-vjeçari Fabiel Xhindi është i riu që mbeti i plagosur me armë zjarri pak pas mesnatës së kaluar në Berat.

I plagosuri është dërguar në spital nga shoku i tij, por gjatë marrjes në pyetje nuk kanë treguar detajet rreth ngjarjes.

Plagosja me armë zjarri ka ndodhur në Berat, teksa dyshohet se gjithçka ka nisur pas një sherri midis të plagosurit dhe personave të tjerë në lagjen “Kombinat”.


Personat e tjerë me të cilët është konfliktuar 37-vjeçari Fabiel Xhindi, nga Galina, kanë qenë me makinën e tyre.

“Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.
37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

 

kush është 37-vjeçari që u qëllua me armë zjarri

Lini një Përgjigje