TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Gusht 2025, 18:23

Plagosja në Fresk, publikohen pamjet; I riu vrapon me armë në dorë pas atentatit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja në Fresk, publikohen pamjet; I riu vrapon me armë në

Ky është momenti kur Klejvis Caka, 26 vjeç largohet me vrap pasi ka plagosur me armë zjarri 28-vjeçarin, Jukled Abazi në zonën e Freksut në kryeqytet, mbrëmjen e së shtunës.

Siç mund ta shihni në këto PAMJE të siguruar nga TV Klan, fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonë, autori tashmë i shpallur në kërkim në dorë ka pistoletën me të cilën qëlloi 28-vjeçarin.

Për ngjarjen në pranga përfundoi Xhonatan Qerimi, ndërsa u shpall në kërkim miku i tij, Andi Gurra që e shihni në këtë foto teksa largohet nga vendngjarja. Të dy ata akuzohen se kanë ndihmuar autorin pas ngjarjes.

Plagosja në Fresk, publikohen pamjet; I riu vrapon me armë në

28-vjeçari, Jukled Abazi po lëvizte me automjetin e tij tip Mercedes Benz kur u qëllua me armë zjarri nga Klejvis Caka. Pas plagosjes i riu braktisi makinën e tij dhe u dërgua në Spitalin e traumës nga i kunati i tij.

Nga hetimet e deritanishme, policia dhe prokuroria e Tiranës ka dyshime se ngjarja ka ardhur pas një konflikti për motive të dobëta mes autorit dhe të plagosurit. Ky i fundit vijon të jetë në kujdesin e bluzave të bardha të spitalit të Traumës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /TvKlan.al

Lini një Përgjigje