Sipas informacioneve paraprake mësohet se viktima është 26-vjeçari Ardian Baloshi.
Një vrasje me armë zjarri është regjistruar në Kamëz, ku një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Viktima u transportua fillimisht në Spitalin e Traumës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj dhe identifikimin e autorit ose autorëve të mundshëm.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se viktima është 26-vjeçari Ardian Baloshi.
Ndërkohë bëhet me dije se është shoqëruar në polici dëshmitari okular i ngjarjes Amarildo Vukaj.
Dyshohet se konflkti i cili përfundoi në tragjedi, ka nisur për motive të dobëta. Mësohet se sherri ka nisur pas një konflikti në kalçeto.
Lini një Përgjigje