TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Qershor 2026, 16:04

"Çmendet" moti, reshje të dendura shiu në juglindje; bllokohet aksi Maliq–Gramsh pas rrëshqitjes së dherave!

Shkruar nga Pamfleti
"Çmendet" moti, reshje të dendura shiu në juglindje;
Bllokohet aksi Maliq–Gramsh pas rrëshqitjes së dherave!

Për shkak të situatës së krijuar, qarkullimi i automjeteve është ndërprerë përkohësisht, ndërsa drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të bllokuar në pritje të hapjes së rrugës.

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë juglindjen e vendit gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor në aksin Maliq–Gramsh. Si pasojë e motit të keq, sasi të konsiderueshme inertesh dhe dherash kanë rrëshqitur nga mali, duke bllokuar rrugën e Moglicës.

Për shkak të situatës së krijuar, qarkullimi i automjeteve është ndërprerë përkohësisht, ndërsa drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të bllokuar në pritje të hapjes së rrugës.

Reshjet intensive kanë rritur rrezikun e rrëshqitjeve të dherave në zonat malore, duke sjellë vështirësi në lëvizjen e mjeteve dhe duke detyruar autoritetet të ndërhyjnë për normalizimin e situatës.

Në terren ndodhen mjetet e kompanisë nënkontraktore, të cilat po punojnë për largimin e inerteve dhe rikthimin e qarkullimit normal në këtë aks të rëndësishëm që lidh Maliqin me Gramshin.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, pasi moti i paqëndrueshëm dhe reshjet e vazhdueshme mund të shkaktojnë probleme të tjera në segmentet rrugore malore.

bllokohet aksi maliq–gramsh

Lini një Përgjigje