Kronike 1 Mars 2024, 17:22

Kërcet arma në Pogradec, plagoset një person

Shkruar nga Pamfleti

Kërcet arma në Pogradec, plagoset një person

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit, në afërsi të karburantit të qytetit ku si pasojë ka mbetur një person i plagosur. 

Sipas informacioneve autori ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes. Mësohet se i plagosur ka mbetur Alted Jolldashi, 35-vjeç, dhe është dërguar në spitalin e Pogradecit për trajtim mjekësor.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të dyshuar.

Autori është identifikuar si Deist Meko, i cili ka qëlluar katër herë me armë zjarri në drejtim të Alted Jolldashit 35-vjeç, duke e lënë këtë të fundit të plagosur.
 
"Më datë 01.03.2024, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tushemishtit”, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. J., 35 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. M. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të dyshuar.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

 

 

pogradec plagosje