TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Shkurt 2025, 20:19

Plagosje me thikë në Korçë, 26-vjeçari paraqitet në urgjencë me plagë në qafë!

Shkruar nga Pamfleti

Plagosje me thikë në Korçë, 26-vjeçari paraqitet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës, ku një 26-vjeçar është plagosur rëndë me thikë. I riu mësohet se është paraqitur në urgjencën e spitalit të Korçës me plagë thike në qafë.

Sipas të dhënave nga policia, i riu 26-vjeçar me inicialet K.Z. ka marrë plagë të rënda në pjesën e qafës dhe kokës dhe ndodhet në gjendje të rëndë në reaminacion. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ende nuk dihen rrethanat se si dhe ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe kërkimet rreth autorit që ka plagosur të riun.

Vetëm nga deklarata e tij pritet të hidhet më shumë dritë mbi ngjarjen, e dyta brenda pak ditësh. Dy netë më parë një tjetër person u paraqit në sptialin e Korçës me plagë të shkatuara nga mjet prerës pas një konflikti të çastit në qendër të Korçës.

Lini një Përgjigje