TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Dhjetor 2025, 17:21

Plagosje në Durrës, goditet me thikë një person

Shkruar nga Pamfleti

Plagosje në Durrës, goditet me thikë një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Mësohet se një plagosje me thikë ka ndodhur në Qerret të Katundit të Ri.

Raportohet se pas një konflikti për motive banale, një i ri është goditur dy herë me thikë dhe është dërguar në spital. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e të plagosurit paraqitet e rëndë.

41-vjeçari Haxhi Shehu ka mbetur i plagosur, ndërsa i dyshuar si autor është Egzon Sinani, i cili është shpallur në kërkim. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e konfliktit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

"U konfliktua fizikisht dhe plagosi me mjet prerës një 41-vjeçar, shpallet në kërkim autori dhe vijon ndjekja për  kapjen e tij.

Rreth orës 16:50, në fshatin Qerret, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. S. ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin H. Sh., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po punojnë intensivisht për kapjen e autorit", njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje