Kronike18 Shtator 2023, 12:48

Atentati ndaj Inez Hajrullës në Vlorë, Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin për 5 të pandehurit

Shkruar nga Pamfleti

Atentati ndaj Inez Hajrullës në Vlorë, Gjykata e Apelit lë

Gjykata e Apelit të Vlorës ka lënë në fuqi masën ndaj 5 të pandehurve me 148 vite burg në total ndaj grupit të Vlorës që i bënë atentat Inez Hajrullës në vitin 2019 në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Më 10 maj të 2019 në Vlorë, Inez Hajrulla u shpëtoi plumbave që u qëlluan nga një automjet në lëvizje. Gjykata la në fuqi vendimin e datës 22 nëntor të vitit të kaluar.

Fajtor për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë është shpallur Daut Elmazi, ndaj të cilit qëndro në fuqi dënimi me 35 vite burgim.

Fajtor është shpallur edhe Gentjan Dautaj (Zoto), i cili po ashtu është dënuar me 35 vite burgim.

Fajtorë me nga 25 vite burg janë shpallur gjithashtu Igli Memaj, Serxhio Ademi dhe Albano Goxhaj.

inez hajrulla gjykata e apelit vlore