TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Qershor 2024, 07:29

Policia aksion blic në "Myslym Shyri", sekuestrohet kokainë, zbardhen emrat e 3 personave të arrestuar

Shkruar nga Pamfleti
Policia aksion blic në "Myslym Shyri", sekuestrohet kokainë,
Aksioni në zonën e “Myslym Shyrit”

Një aksion i policisë dhe prokurorisë së Tiranës, ka sjellë sekuestrimin e një sasie prej 1 kg kokainë në zonën e “Myslym Shyrit” në kryeqytet.

Aksioni është në vijim e sipër, ku deri në këtë fazë janë arrestuar tre persona, ku njëri prej tyre mësohet të jetë kapur në flagrancë.

Sipas të dhënave gjatë ditës së djeshme në zonën e “Myslym Shyrit”, janë arrestuar të rinjtë, Paulo Shyti, Xhelo Ajasllari dhe Ervin Rakipi.

Policia dhe prokuroria e Tiranës, është në vijim e sipër të hetimit të këtij rasti të shpërndarjes dhe tregtisë së lëndëve narkotike të llojit kokainë në Tiranë.

Rasti është zbuluar përmes një agjenti të infiltruar të policisë, i cili është prezantuar si blerës i lëndës narkotike. Pazari me tre personat është bërë kundrejt një shume diku tek 30 mijë euro dhe në momentin kur palët do shkëmbenin kokainën dhe eurot, pikërisht në vendin ku e kishin lënë më parë të takoheshin, kanë ndërhyrë punonjësit e skuadrës së operacionale duke bërë arrestimin e tre personave.

Për momentin tre autorët e arrestuar Paulo Shyti, Xhelo Ajasllari dhe Ervin Rakipi, akuzohen për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit.

Ndërkohë hetimet janë duke vijuar me qëllim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, atë të tregtimit të sasive të kokainës në zona të ndryshme të Tiranës.

myslym shyr aksioni i policisë kokainë

Lini një Përgjigje