TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shkurt 2026, 22:50

Policia aksion “blic” në Vlorë, kontrolle të imtësishme në hyrje të qytetit bregdetar!

Shkruar nga Pamfleti

Policia aksion “blic” në Vlorë, kontrolle të

Policia e Vlorës ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një aksion të befasishëm në hyrje të qytetit, me fokus kontrollin e automjeteve të dyshimta dhe verifikimin e personave që qarkullonin në këtë segment.

Operacioni është përqendruar në hyrjen e qytetit, në aksin rrugor që lidh autostradën Fier–Vlorë me Vlorën. Gjatë aksionit janë ndaluar dhe kontrolluar automjete të ndryshme, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë verifikuar nga efektivët në terren.

Në operacion kanë marrë pjesë Forcat e Posaçme “Shqiponja”, patrullat e rendit dhe Policia Rrugore, të cilat kanë ushtruar kontrolle të imtësishme ndaj mjeteve dhe personave brenda tyre.

Sipas burimeve nga vendngjarja, aksioni ka si objektiv kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe parandalimin e mbajtjes së sendeve të paligjshme, përfshirë armë apo lëndë të ndaluara.

Aktualisht nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Vlorës lidhur me rezultatet e operacionit apo nëse ka persona të ndaluar.

policia aksion blic vlorë

Lini një Përgjigje