TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shkurt 2026, 17:15

Mister vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, autoritetet po hetojnë një takim mes miqsh që përfundoi në tragjedi

Shkruar nga Pamfleti
Mister vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, autoritetet po
Foto ilustruese

Detaje të reja nga vrasja e të riut shqiptar në Greqi. 17-vjeçari Aleks Vangjeli, humbi jetën pas një goditjeje me thikë në kraharor. Të riun e transportoi në spital vëllai i tij, por mjekët konstatuan se ai kishte ndërruar jetë para mbërritjes.

Paraditen e së premtes në të njëjtin spital u paraqit edhe një 19-vjeçar, mik i viktimës, i cili kishte plagë me thikë dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale. Sipas dëshmisë së tij para policisë, ai dhe 17-vjeçari u sulmuan nga i njëjti person, po ashtu 17 vjeç.

Në komisariat ndodhet edhe nëna e të miturit të identifikuar si autor nga i plagosuri, e cila po jep shpjegime për ngjarjen.

Të dhënat paraprake tregojnë se grupi i viktimës ishte takuar me grupin e autorit të dyshuar për të sqaruar një vjedhje të ndodhur më herët. Në konflikt dyshohet se u përfshinë pesë persona, ndërsa hetuesit po verifikojnë rolin e secilit.

Një mjek nga Spitali i Korinthit deklaroi se, sipas vlerësimit paraprak, 17-vjeçari kishte humbur jetën disa orë para se të transportohej në spital. Ai kishte një plagë pranë zemrës, ndërsa përgjigjet përfundimtare priten nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë e ngjarjes.

vrasja e 17-vjeçarit greqi

Lini një Përgjigje