TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Qershor 2025, 16:15

Policia në gjurmët e autorëve të atentatit të Lundrës, zbulohet shasia e motorit të djegur; i kërkohet kompanisë të tregojë blerësin

Shkruar nga Pamfleti

Policia në gjurmët e autorëve të atentatit të

Policia duket se po bie në gjurmët e autorëve të atentatit në Lundër, ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj mjetit G-Class dhe, për pasojë, u plagosën 4 persona, mes tyre dy fëmijë.

Ndaj makinës luksoze u qëllua nga një motor, i cili më pas u gjet i djegur. Por, sipas të dhënave më të fundit, policia ka arritur të identifikojë numrin e shasisë së motorit tip “Yamaha”.

Pas këtij zbulimi, i është kërkuar kompanisë që të identifikojë se kush e ka blerë motorin, me shpresën se do të shkohet te autorët, pasi ka dyshime se mjeti edhe mund të jetë vjedhur.

Po ashtu, te vendi ku dyshohet se autorët po prisnin makinën, janë gjetur bishta cigareje dhe po bëhen verifikime të ADN-së.

Ka qenë ora 21:30 e mbrëmjes së të enjtes së 17 prillit, kur Tirana u trondit nga një atentat me armë zjarri, ku për pasojë 4 persona mbetën të plagosur.

Autorët e dyshuar kanë ndjekur automjetin tip G-Class, ku udhëtonin katër të rinjtë. Ndjekja ka filluar nga rrethrrotullimi i Shkozës përgjatë autostradës deri te Terminali Lindor i Autobusëve dhe më pas, të katërt, për t’u shmangur me mjetin G-Class, kanë shkuar drejt Lundrës.

Pika kulminante, ku autorët kanë qëlluar me breshëri, ka qenë në autostradë, pranë AgroPark.

Më pas, të katër të rinjtë kanë mbërritur në Lundër për t’u shmangur autorëve.

Dyshohet se makina e të plagosurve ka lëvizur në përpjekje për t’iu larguar atentatorëve, derisa dyshohet se ka humbur ndjenjat shoferi.

Arenc Stafa, 34 vjeç; Kian Mullahi, 19 vjeç; dhe dy të mitur, 11 dhe 17 vjeç, mbetën të plagosur.

Lini një Përgjigje